“Ndaloni…”; Bëhet virale në web letra e covid-19 drejtuar njerëzimit
Nga Darinka Montiko
Ndaloni!
Thjesht alt, stop, mos lëvizni
Nuk është më një kërkesë. Eshtë detyrim. Jam këtu për t’ju ndihmuar
Kjo lodër supersonike ka konsumuar binarët.
Mjaft trena,
shkolla,
qendra tregtare,
takime.
Kemi thyer vorbullën marramendëse të iluzioneve dhe të detyrimeve që ju bllokuan të ngrini sytë në qiell, të shihni yjet, të dëgjoni detin, të përkundeni nga cicërima e zogjve, të rrokulliseni në lëndina, të mblidhni një mollë nga pema, t’i buzëqeshni një kafshe në pyll, të merrni frymë në mal, të dëgjoni mirëkuptimin.
U detyruam ta thyejmë.
Nuk mund të zëvendësoni Zotin.
Detyrimi ynë është reciprok.
Siç ka qenë gjithnjë, edhe pse, e keni harruar. Do të ndërpresim këtë transmetim, transmetimin e pafundë kakofonik të ndarjeve dhe të hutimeve, për t’ju sjellë këtë lajm:
nuk jemi mirë, asnjë prej nesh,
të gjithë ne po vuajmë.
Vitin e kaluar furtunat e zjarrit që dogjën mushkëritë e Tokës nuk ju ndalën.
As akullnajat që po treten,
as qytetet tuaja që po zhyten,
dhe as ndërgjegjësimi se jeni shkaktarët e vetëm të zhdukjes së gjashtë në masë.
Nuk më dëgjuat.
Eshtë e vështirë të dëgjoni duke qenë kaq të zënë, duke luftuar të kacavirreni gjithnjë e më lart mbi skelat e komoditetit që keni ndërtuar.
Themelet po shemben, po përkulen nën peshën e dëshirave tuaja false.
Unë do t’ju ndihmoj.
Do të sjell furtunat e zjarrta në trupin tuaj,
do të përmbys mushkëritë tuaj,
do t’ju izoloj si një ari polar mbi një ajzberg në det të hapur.
Më dëgjoni tani?
Nuk jemi mirë. Nuk jam një armik. Jam një lajmëtare i thjeshtë, jam një aleat, jam forca që do të risjell ekuilibrin.
Tani duhet të më dëgjoni, po ulërij që të ndaloni!
Ndaloni, heshtni, dëgjoni.
Tani ngreni sytë në qiell, si ju duket? Nuk ka më avionë, sa ju duhet që të jeni mirë e të shijoni oksigjenin që po merrni?
Shihni oqeanin, si është? Shihni lumenjtë, si janë? Shihni Tokën, si është? Shihni veten tuaj, si jeni?
Nuk mund të jesh i shëndetshëm në një ekosistem të sëmurë.
Ndalo.
Shumë kanë frikë tani. Mos i jepni fuqi frikës, mos e lini t’ju pushtojë. Lëreni që t’ju flasë, dëgjoni mençurinë e saj.
Mësoni të qeshni me sy.
Do t’ju ndihmoj, nëse më dëgjoni.
#DEGJO
Fraksion.com