AktualitetTë fundit

Manastirliu: Ndalohet eksportimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore pa autorizim të posaçëm

“Në varësi të dinamikës së hospitalizimit të të prekurve nga infeksioni COVID-19, vetëm nëse kapërcehen kapacitetet publike, strukturat spitalore private, ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës vendosen në dispozicion të përballimit të situates”, tha Manastirliu.

“Subjektet që eksportojnë barna dhe pajisje mjekësore nga Republika e Shqipërisë, pa autorizim të posaçëm të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për kryerjen e këtij aktiviteti, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë dhe iu sekuestrohet e gjithë sasia e barnave/pajisjeve mjekësore. Në rast përsëritjeje, masave të mësipërme iu shtohet edhe ndalimi i eksportit të barnave/pajisjeve mjekësore, deri në 6 muaj”, tha Manastirliu.

 

Fraksion.com