AktualitetTë fundit

Koronavirusi: Spektakël nga dritaret e shtëpisë; Kumbon himni kombëtar

Pas duartrokitjeve për mjekët që po luftojnë me koronavirusin, një nismë e veçanta u ndërmor nga ministria e Kulturës dhe në fokus janë instrumentistët. Sot , në orën 12:00 ata patën një mision të veçantë: të zgjojnë me muzikë shqiptarët që janë në vetëkarantinim. Një nismë e tillë është parë edhe në Italinë fqinje, por është shtrirë edhe në Shqipëri si një mënyrë shumë e veçantë për ta kaluar më lehtë vetëkarantinimit dhe për të ndihmuar në luftën psikologjike këdo që i duhet të qëndrojnë brenda katër mureve, për të shpëtuar vendin.

Ndërkohë një ambulancë, që në normalitet simbolizon një jetë që është në rrezik, në këtë orar qarkulloi në rrugët e boshatisura të Tiranës, duke lëshuar tingujt e himnit kombëtar, që bëri që të gjithë të dalin në ballkone për ta shijuar.

“Hej me pozitivitet do ia kalojmë, forca, rrini në shtëpi”, është mesazhi i instrumentistëve të dy Orkestrave Kombëtare, Orkestra e Radios dhe Orkestra e Operës si dhe nga Pedagogë të Universitetit të Arteve.
Një sensibilizim me nismën “unë qëndroj në shtëpi” me këngën e Michael Jackson “heal thë ëorld”

Edhe dy studentë nga Shkodra iu bashkuan nismës së Ministrisë së Kulturës.
Shiu nuk ka penguar aspak shqiptarët të bëjnë gjestin e veçantë dhe emocionues për të dhënë sadopak shpresë dhe ndërgjegjësim në ditët e vështira që Shqipëria po kalon na COVID-19.
Të gjithë të mbyllur në shtëpi, kanë dalë në ballkone për të kënduar himnin kombëtar, në përgjigje të nismës së Ministrisë së Kulturës, që sot në 12:00 dritaret e shqiptarëve të kumbonin nga muzika.
Shumë artistë dhuruan nga shpirti i tyre artistik duke luajtur nga ballkonet pjesë muzikore, si trombisti i parë i TKOB, Ilir Kodhima dhe Flogert Shatraj, instumentist.

 

Fraksion.com