AktualitetTë fundit

“Dalja nga kriza”; Rama: Bëni durim, çfarë është në mundësitë e kësaj toke, nuk do të mbetet pa u bërë

Kryeministri Edi Rama reagoi pasditen e sotme ndaj komenteve të qytetarëve që pyesin për planin ekonomik të daljes nga kjo krizë humanitare duke iu kërkuar të bëjnë pak durim.

“Ju kujtoj tërmetin dhe ju përsëris: t’i bëjmë gjërat hap pas hapi që të mund të shkojmë në destinacion. Kini besim se çfarë është në mundësitë e kësaj toke, nuk do të mbetet pa u bërë”, tha Rama.

“Ndërsa kujt ankohet për gjobat e rënda të aktit normative i them se gjobat nuk janë për popullin, por për shkelësit e rregullave të kësaj lufte dhe nuk janë për të mbledhur shteti para, por për të mbrojtur popullin nga shkeljet që këtë situatë lufte kërcënojnë shëndetin e tij”, u shpreh kryeministri Rama.

Ai dha një shembull, duke njoftuar se shkeljet sot kanë qenë afër zeros.

“Të vazhdojmë siç e kemi nisur, të bëjmë durim, të mos kërkojmë në një situatë lufte të zgjidhim brenda tre ditësh të gjitha problemet e pasluftës!”, u shpreh Rama.

“Frikë aspak, kujdes po”, përfundoi kryeministri.

 

Fraksion.com