AktualitetTë fundit

Policia kontakt me çdo qytetar që ka udhëtuar në 2 javët e fundit në zonat e prekura

Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së virtusit COVID-19, Policia e Shtetit njofton se ka përpiluar listën e personave të cilët kanë hyrë nga vendet e prekura nga COVID-19 gjatë dy javëve të fundit dhe po kontaktohet për t’i kujtuar masat e ndëshkimit në rast se nuk respektohet vetëkarantimi dyjavor.

“Policia e Shtetit kontakton në mënyrë kapilare çdo qytetar që ka udhëtuar në 2 javët e fundit në zonat e prekura nga COVID-19, me qëllim zbatimin e legjislacionit dhe parandalimin e përhapjes së virusit. Masa të domosdoshme për ruajtjen e shëndetit të të gjithëve. Frikë jo, Kujdes Po të bashkuar!”,- theksohet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Fraksion.com