AktualitetRajoniTë fundit

Koronavirusi; Në fabrikën italiane që prodhon aparate respiratore mbërrin Ushtria: Do punohet si në luftë

Në hyrje të Bolonjës në Itali ndodhjet një fabrikë e cila prej ditësh nuk ndalon asnjëherë.

Është një fabrikë me 35 punonjës nga Valsamoggia, e cila prodhon aparate respiratorë të cilët iu mundësojnë frymëmarrjen pacientëve të prekur me koronavirus në Itali, që ndodhen në terapi intensive.

“Qysh nga e hëna, ushtarët janë bërë pjesë e organikës sonë”, thotë për mediat italiane Gianluca Preziosa, drejtor i përgjithshëm i ‘Siare Engineering’.

Drejtuesit e kompanisë janë thirrur prej një javë nga Kryeministri Giuseppe Conte, për një takim me mbrojtjen civile dhe nga aty lindi plani i jashtëzakonshëm për të trefishuar prodhimin për të përballuar emergjencën, duke u punuar si për luftë.

Nga 160 aparate respiratorë që prodhoheshin në muaj, të prodhohen 500 deri sa të arrihet kuota 2000. Për të mbajtur këtë ritëm hyjnë në aksion si mbështetës, edhe 25 teknikë të ushtrisë.

Qysh nga e marta, të gjithë planet e punës janë përmbysur, pasi punohet edhe të shtunë dhe të diel, madje edhe 15 orë në ditë, shkruan noa.al.

“Për ti ofruar shtetit tonë 300 pajisje, kemi hequr dorë nga furnizimi i klientëve tanë në Korenë e Jugut, Vietnam, Tajlandë dhe Indi”, thotë Preziosa.

Kompania në fjalë i eksporton makineritë e saj në 72 shtete të botës dhe është një nga katër kompanitë unike në Europë, e cila është e specializuar për prodhimin e këtyre pajisjeve.

 

Fraksion.com