Ndërprehet transporti ndër-urban në Kosovë
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sonte ka marrë vendim të ndërprejë transportin ndër-urban në Kosovë.
Ky vendim është marrë pasi në Kosovë sot janë shënuar rastet e para me koronavirus, shkruan lajmi.net.
Një 20 vjeçare nga Klina dhe një 77 vjeçar nga Vitia, e para shtetase italiane, ndërsa i dyti që kishte udhëtuar nga Italia për në Kosovë më 5 mars, janë të infektuarit e parë.
Qeveria e Kosovës ndër vendimet e tjera ka marrë vendim të ndërprejë transportin ndër-urban.
Vendimi numër 3 i qeverisë së Kosovës sonte thotë: “Ndërprerja me efekt të menjëhershëm e transportit ndër-urban në Kosovë si dhe transportin e organizuar ndërkombëtar.”
Fraksion.com