Koronavirusi; Rama: 8 orë kohë për t’u kthyer në vendbanime
Përshkallëzohen masat kundër përhapjes së koronavirusit.
Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama njoftoi masat e reja që ka marrë në bllokimin e qarkullimit. Shtetrrethimit të deritanishëm në 6 qarqe, i shtohen prej së dielës në mëngjes në orën 06:00 edhe bllokimet në katër akse rrugore nga veriu në jug, Fier- Vlorë, Vlorë- Lushnje, Shkodër- Lezhë dhe Elbasan- Korçë.
“Nga dita e diel në 06:00 do të ndalohet jo vetëm qarkullimi brenda po edhe në rrugët nacionale që lidhin Vlorën me Fierin, Fierin me Lushnjen dhe Shkodrën me Lezhën, pra perimetri i mbrojtjes do të zgjerohet dhe do të ndalohet qarkullimi mes Elbasanit dhe Korçës. Në perimetrin e blinduar do të këputen lidhjet mes këtyre qyteteve për autobusët, apo makinat private, do të qarkullojnë vetëm automjetet që hyjnë në kategoritë e lejuara brenda perimetrit Tiranë-Durrës” tha Rama.
Por cfarë do të bëhet me personat që janë larguar dhe nuk kthehen dot në banesat e tyre? Ata kanë afat nga e diela në mesnatë deri në mëngjesin e së hënës në orën 08:00 të kthehen në shtëpitë e tyre. “Kush banon në Tiranë-Durrës dhe është larguar për fundjavë të gjatë në Korçë ose gjetkë, të sigurohet të hyjë në perimetrin e blinduar gjatë hapjes së rrugëve hyrëse pas mesnatës të së dielës dhe jo më vonë se ora 08.00 e mëngjesit. sipas të gjitha gjasave perimetri do të mbyllet përsëri. Frikë jo, kujdes po!”, tha Rama më parë.
Fjala e Plotë e kryeministrit Rama sonte:
Unë jam në shtëpi, por xixat do të fillojnë nesër, do ta marrim me qetësi dhe kokfortësi, stërvitemi me një luftë që nuk do të jetë e shkurtër, nuk kemi parë gjë akoma, dhe kjo pa asnjë shaka, dy javët e ardhshme janë ato që do të tregojnë shkallën e agresivitetit. Rritja e numrave do të vijojë dhe nuk e kemi përgjigjen sa lart do të ngjitet kurba. Por kjo që po bëjmë është e vetmja rrugë për ta penguar rritjen. Ndjesë atyre që kanë qenë të vëmendshëm, por janë akoma shumë ata që duhet ti ngulisnin mirë në mëndje disa parime themelore. Shumëkush i bie me ngulm 127 se ka ardhur nga Italia apo ka takuar dikë që ka ardhur, ky nuk është kriter për t’u shqetësuar.
Nesër zinxhiri i ndalimeve të aktiviteteve tregtare shtrihet përtej Tiranë, Durrës në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier dhe Vlorë. Kudo të të mbyllen lokalet dhe mjediset e mbyllura si në Tiranë, Durrës. Nga dita e diel në 06:00 do të ndalohet jo vetëm qarkullimi brenda po edhe në rrugët nacionale që lidhin Vlorën me Fierin, Fierin me Lushnjen dhe Shkodrën me Lezhën, pra perimetri i mbrojtjes do të zgjerohet dhe do të ndalohet edhe qarkullimi mes Elbasanit dhe Korçës. Në perimetrin e blinduar do të këputen lidhjet mes këtyre qyteteve për autobusët, apo makinat private, do të qarkullojnë vetëm automjetet që hyjnë në kategoritë e lejuara brenda perimetrit Tiranë-Durrës.
Të gjitha kompanitë prodhuese që nuk hyjnë te aktivitetet e ndaluara nga dita e hënë duhet të sigurojnë transportin e punonjësve të tyre me autobus të akredituar apo mjetet e punonjësve, nga policia e shtetit. Edhe punonjësit e administratës që nuk janë shkëputur nga puna duhet të sigurohen që të pajisjen me kartelën identifikuese për të qarkulluar me automjetin e tyre privat. Sot kemi punuar për të hartuar aktin normativ të masave dhe sanksioneve për të gjitha vepramtaritë e ndaluara, po ju informoj që sanksionet për shkelësit do të jenë të ashpra dhe do të shkojë duke u përshkallëzuar. Prej së hënës kompanitë mediatike të ndërpresin cdo program me më shumë se dy persona në studio. Studiot që punojnë me ajër të kondicionuar që mbledhin më shumë se dy persona për spektakle janë vatra të rrezikshme. Ju lutem të evitoni ajrin e kondicionuer’ tha Rama.
Fraksion.com