AktualitetTë fundit

Informacion i përditësuar; Situata e sotme nga përhapja e koronavirusit: 8 të shtruar në Spitalin Infektiv

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) informon publikun se në 24 orët e fundit në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, janë realizuar 159 testime të reja dhe kjo e çon numrin total të testimeve të kryera në 457.

Deri në këto momente janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, 33 raste, nga të cilat:

8 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri dhe Rrogozhina) ndërsa pjesa tjetër janë të vetizoluar në gjendje të mirë shëndetësore në shtëpi.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 19 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnjë 1 rast

Elbasan 2 raste

Fier 4 raste

Rrogozhinë 2 raste

Pas testimit të kampionit të parë të 50 mjekëve dhe infermierëve në spitalin e Durrësit të cilët rezultuan negativë, ISHP ka vazhduar me gjurmimin e kontakteve, marrjen dhe testimin e mostrave të reja të stafit mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës.

Në bazë të rezultateve që tashmë kanë dalë, nga kampioni i dytë i mostrave të marra, 39 mostra të mjekëve, infermierëve dhe pacientëve, vetëm 1 mjek rezulton pozitiv, i cili nuk ka simptoma, aktualisht është i vetizoluar dhe po hulumtohet më tej. Gjithsej janë kryer 89 testime në spitalin e Durrësit.

Nga numri total i të prekurve nga COVID-19 janë 25 persona të vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore dhe 177 të vetëkarantinuar.

Rregullat e reja për ndalimin e qarkullimit, Urdhri i ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu

Urdhri për ndalimin dhe kufizimin e lëvizjeve me mjetet e transportit parashikon: Ndalimin e qarkullimit të mjeteve të transportit publik dhe privat, përfshirë automjetet private, brenda Tiranës dhe Durrësit dhe nga Tirana dhe Durrësi drejt zonave të tjera të vendit dhe anasjelltas, duke filluar nga ora 06:00 e datës 13.03.2020 deri në orën 24:00 të datës 15.03.2020.

  1. Ndalimin e qarkullimit të mjeteve të transportit publik dhe privat, përfshirë automjetet private, në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnjë, Fier dhe Vlorë duke filluar nga ora 06:00 e datës 13.03.2020 deri në orën 24:00 të datës 15.03.2020.
  2. Ndalimin e qarkullimit të mjeteve të transportit publik dhe privat, përfshirë automjetet private, në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnjë, Fier dhe Vlorë duke filluar nga ora 06:00 e datës 13.03.2020 deri në orën 24:00 të datës 15.03.2020.

Përjashtim nga rregulli i përcaktuar në pikën 1 dhe 2 të këtij urdhri bëhet për autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi me funksion publik dhe ato që transportojnë mallra. Autorizimi për qarkullimin e autoambulancave, automjeteve që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që trasportojnë mallra kryhet sipas urdhëzimeve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu përjashtohen të gjithë personat me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale të shoqëruar nga vetëm një person.

Masat e reja të marra nga MSHMS për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në vend:

  1. Mbylljen deri në një njoftim të dytë, të të gjitha bareve, lokaleve restoranteve dhe klubeve, në Tiranë dhe Durrës fillimisht.
  2. Caktimin e një gjobe në masën 5 mijë euro, për të gjithë ata qytetarë që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk zbatojnë urdhrin e vetëkarantinimit të detyrueshëm apo ata qytetarë që nuk zbatojnë vetëkarantinimin pas konfirmimit të diagnozës.
  3. Caktimin e një gjobe në masën 20 milionë lekë të vjetra për të gjithë baret, restorantet, lokalet apo klubet që nuk e zbatojnë këtë Vendim dhe rihapen në shkelje të tij.
  4. Vendosjen e distancës së sigurisë mes punonjësve, prej 1,5 metra, në të gjitha bizneset që nuk mund të mbyllen për arsye të zinxhirit ekonomik.
  5. Reduktimin në maksimum të personelit të call center-ave, dhe garantimin e distancave dhe të kushteve mbrojtëse për çdo punonjës! Sa më sipër, kërkojmë mirëkuptimin tuaj për veten tuaj, për familjet tuaja dhe për familjet e punonjësve tuaj.

Me urdhër të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu më herët është vendosur:

  1. Mbyllja për publikun deri në datë 03/04/2020 të:
  • Ambienteve që ofrojnë shërbime në lokale nate
  • Të ambienteve të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve dhe të rinjve, aktiviteteve në palestra, qendra sportive, pishina, qendra interneti, qendra kulturore, sociale dhe argëtimi.
  1. Ndalimin deri në datë 03/04/2020 të:
  2. Aktiviteteve sportive, sociale dhe kulturore;
  3. Eskursioneve mësimore të organizuara prej institucioneve shkollore me destinacion brenda ose jashtë vendit;
  4. Ndalimi i procedurave të konkursit për punësim personeli, konkurse shkollimi dhe specializimi.
  5. Gjatë ditës aktivitetet e bareve, restoranteve, lokaleve, të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën prej së paku dy metrash ndërmjet tavolinave në vendet ulur, dhe në çdo rast të garantojnë distancën prej së paku një metër të njeriut nga njeriu.
  6. Institucionet publike dhe private, të hartojnë sipas fushës së përgjegjësisë së tyre brenda prioritizuar kategoritë e shërbimit kryesisht nëpërmjet ofrimit të shërbimit online, punës në distancë, dhe vetëm në raste të domosdoshme të ofrojnë shërbimin ndërmjet kontaktit fizik. Për shërbimet për të cilat nevojitet kontakti i drejtpërdrejtë me publikun institucionet duhet të pajisin personelin me mjete pune mbrojtëse me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre.
  7. Institucionet publike që ofrojnë shërbime pritjeje për publikun në sportel të marrin masa për të shfrytëzuar maksimalisht shërbimet online dhe platformën “e-Albania”.
  8. Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin e publikut në sportele apo ambiente të tjera të brendshme.
  9. Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me rrezik epidemiologjik të identifikuara të tilla prej Organizatës Botërore të Shëndetësise, të plotësojnë skedën e udhëtarit në pikat hyrëse kufitare dhe të vetëkarantinohen detyrimisht për një periudhë 14-ditore nga data e hyrjes në kufi.

MSHMS rekomandon qytetarët të qëndrojnë në shtëpi duke shmangur daljet në ambiente publike, nëse kanë shenjat e infeksionit viral të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore.

OBSH ka shpallur pandeminë nga koronavirusi i ri, që do të thotë se bota ka transmetim komunitar në më shumë se 2 kontinente.

Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së është si më poshtë:

  • Në nivel global, janë raportuar në total 133 860raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 4967
  • Azi: 101 363 raste të konfimuara – 3707 vdekje
  • Afrik : 158 raste të konfirmuara – 4 vdekje
  • Amerikë: 2084 raste të konfirmuara –  44 vdekje
  • Oqeania : 161 raste të konfirmuara – 3 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 13 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (13 mars 2020)
Kontinenti i Azisë 101 363
Kina 80954
Irani 10075
Republika e Koresë 7979
Japonia 675
Katari 262
Singapori 187
Bahrein 162
Malajzi 158
Izrael 96
Emiratet e Bashkuara Arabe 85
Kuvajt 80
Indi 75
Irak 74
Tajland 70
Liban 66
Arabia Saudite 62
Filipine 52
Taivan 49
Vietnam 44
Indonezia 34
Palestina 30
Brunei 25
Pakistani 21
Oman 18
Maldive 8
Afganistan 7
Kamboxhia 5
Bangladeshi 3
Sri Lanka 3
Bhutan 1
Jordania 1
Mongolia 1
Nepal 1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 2084
USA 1663
Kanada 138
Brazili 77
Kili 33
Argjentina 31
Panama 27
Kosta Rika 23
Peru 22
Ekuador 17
Meksika 16
Kolumbia 9
Paraguaji 6
Xhamajka 6
Republika Domenikane 5
Kuba 3
Bolivia 3
Hondurasi 2
Guinea 1
Trinidad dhe Tobago 1
Saint Vincent 1
Oqeania 161
Australia 156
Zelanda e Re 5
Afrika 158
Egjipti 80
Algjeria 24
Afrika e Jugut 17
Tunizia 13
Senegali 6
Maroku 6
Gana 2
Burkina Faso 2
Nigeria 2
Kameruni 2
Kongo 1
Bregu i Fildishtë 1
Togo 1
Gaboni 1
Total 104 462

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID -19 sipas kontinenteve (përveç Kinës), 13.03.2020

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë:

Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 29 398 raste të konfirmuara
    • 1201 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 13 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr. i rasteve të konfirmuara (13 mars 2020)
Europa 22934
Italia 15113
Spanja 3004
Franca 2876
Gjermania 2369
Zvicra 854
Danimarka 676
Norvegjia 621
Suedia 620
Holanda 614
Anglia 590
Belgjika 399
Austria 361
Finlanda 155
Greqia 133
Islanda 117
Çekia 116
Sllovenia 96
Portugalia 78
Irlanda 70
San Marino 67
Rumania 64
Polonia 49
Rusia 34
Estonia 27
Luksemburgu 26
Kroacia 25
Gjeorgjia 25
Serbia 24
Shqipëria 23
Bullgaria 33
Sllovakia 21
Bjellorusia 21
Hungaria 16
Letonia 16
Azerbajxhani 13
Bosnjë-Hercegovina 11
Malta 9
Maqedonia e Veriut 9
Qipro 6
Moldavia 6
Armenia 6
Litenshtein 4
Lituania 3
Ukraina 3
Turqia 2
Monako 1
Vatikani 1
Andorra 1

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID-19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 13 mars 2020

Situata e COVID-19 në Itali datë 12.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në sajtin e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

  • 12 839 – raste të konfirmuara
  • 1016 – vdekje
  • 1258 – pacientë të shëruar
  • 1153 – në terapi intensive
  • 5036 – në izolim në shtëpi

Shpërndarja sipas rajoneve:

  1. Lombardia- 6896 raste
  2. Emilia RRomanja- 1758 raste
  3. Veneto- 1297 raste
  4. Piemonte- 554 raste
  5. Marche- 570 raste
  6. Toskana- 352 raste
  7. Liguria- 243 raste
  8. CCampani- 174 raste
  9. Lazio- 172 raste
  10. Fruli- 148 raste
  11. Siçili- 111 raste
  12. Bolzano- 103 raste
  13. Trento- 102 raste
  14. Puglia- 98 raste
  15. Abruzzo- 78 raste
  16. Umbria- 62 raste
  17. Sardenj- 39 raste
  18. Kalabri- 32 raste
  19. Valle d’Aosta- 26 raste
  20. Molise- 16 raste
  21. Basilikata- 8 raste

 Harta e shpërndarjes së COVID-19 sipas rajoneve të Italisë

Rekomandime dhe këshilla të OBSH-së:

Parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes përfshijnë masat e mëposhtme:

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami/letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.

Në rast të simptomave të lidhura me infeksionet respiratore qoftë gjatë udhëtimit, ashtu edhe pas tij, udhëtarët inkurajohen të telefonojnë urgjencën 127 pë të kërkuar kujdes mjekësor dhe të ndajnë historinë e tyre të udhëtimit me personelin shëndetësor./atsh

 

Fraksion.com