AktualitetNATO/BETë fundit

Avionët luftarakë të NATO-s përgjojnë avionët rusë

Avionë luftarakë nga disa vende të NATO-s u grumbulluan të mërkurën (11 mars 2020) për të përgjuar avionët ushtarakë rusë në brigjet perëndimore të Skocisë dhe Irlandës dhe mbi Gjirin e Biscay.

Dy avionët rusë Tu-142 Bear – të përdorur si aeroplanë bombardues dhe aeroplanët e patrullimit detar – u ndoqën për disa orë nga avionët e Britanisë së Madhe, Francës, Spanjës dhe Norvegjisë.

NATO mbron hapësirën ajrore aleate 24/7. “Ne jemi vigjilentë dhe do të vazhdojmë të monitorojmë të gjithë veprimtarinë ajrore afër kufijve të aleancës”, tha zëdhënësja i NATO-s Oana Lungescu.

 

Fraksion.com