“1000 herë ju kërkoj ndjesë”; Rama: Sanksione për shkelësit do të jenë të ashpra dhe do përshkallëzohen
Kryeministri Edi Rama njoftoi të premten në mbrëmje se gjatë ditës është punuar për hartimin e aktit normativ, që parashikon sanksione të ashpra për shkelësit e masave të ndërmarra nga qeveria për parandalimin e COVID 19, koronavirusit të ri.
Duke prezantuar masat e reja, Rama tha se sanksionet për shkelësit do të jenë të ashpra. “Po sot kemi punuar për të hartuar aktin normativ të masave dhe sanksioneve për të gjitha veprimtaritë e ndaluara, 1000 herë ju kërkoj ndjesë, po ju informoj që sanksionet për shkelësit do të jenë të ashpra dhe do të shkojnë duke u përshkallëzuar”, tha Rama.
Gjatë ditës së sotme, Kryeministri ka publikuar një sërë masash të reja, teksa paralajmëroi dhe masa ndaj atyre që abuzojnë me çmimet e barnave apo të ushqimeve.
Fraksion.com