“Transport vetëm për mjekët e infermierët”; Rama: Nuk ka më autobusë në Tiranë dhe Durrës
Nga sot në mesditë nuk ka transport urban në Tiranë dhe në Durrës.
Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, ndërsa konfirmoi se “po bëjmë gati transportin e dedikuar për mjekët dhe infermierët”.
Qeveria ka përshkallëzuar masat kundër përhapjes së koronavirusit, duke mbyllur të gjitha ambientet ku grumbullohen njerëz, ndërsa kërkon sensibilizimin e çdo qytetari për respektimin e rregullave.
Fraksion.com