“Qëndroni në shtëpi” Lleshaj: Orët dhe ditët në vijim janë vendimtare
“Situata përballohet kur secili bën pjesën e tij. Ndërkohë që punonjësit e shëndetësisë, të policisë, ushtarakët e të tjerë duhet të mbajnë barrën kryesore, të tjerët duhet të bëjnë një gjë më të thjeshtë, por po aq të rëndësishme: të qëndrojnë në shtëpi.
Policia, e mbështetur nga ushtria, vijon kontrollin e gjerë për kufizimin e lëvizjeve në të gjithë vendin.
Orët dhe ditët në vijim janë vendimtare për frenimin e përhapjes së virusit në vend. Ndaj ky angazhim do të njohë thellim të mëtejshëm, me bindjen se qytetarët do të bashkëpunojnë dhe mbështesin strukturat e vijës së parë.”, shkruan ministri Sandër LLeshaj në facebook.
Fraksion.com