AktualitetTë fundit

“Ku janë Koloreto”; Braçe, Cukalit: Hiq dorë nga shpifja zotëri

Zëvendëskryeministri Erion Braçe akuzoi sot për shpifje drejtorin e Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali duke i kërkuar të tërhiqet nga fjalët e tij.

Braçe reagoi ndaj Cukalit, në lidhje me situatën e kororonavirusit në Shqipëri.

“Nuk ka me vulg se shpifësi! Të gjithë shpifësit. Kanë një të përbashkët: Nuk heqin dorë nga shpifja e tyre! Nuk prisja që Koloreto Cukali – as që e kam përmendur kund këtë emër por është identifikuar, luftëtar i madh në betejën për mbrojtjen e shpifjes si institucion funksionues në Shqipëri, të tërhiqej nga shpifja!”.

“Por më thënë të drejtën nuk e prisja që për shpifjen e tij e kisha fajin unë!!”, shprehet Braçe.

“Mendojeni; Unë i them ‘çoje menderen nga “klubi” i revolucionit dhe shko verifikoje në spitalin e Durrësit, nëse s’do shko në ISHP’. Ai, Koloretoja i madh i shpifjes përgjigjet: Ma thuaj ti, bëj transparencë! Nëse ti s’bën transparencë unë e marr me mend! Unë i them ok, dakord, po ta them prej dy ditësh se tamponet e mjekëve e infermierëve në kontakt me të ndjerën kanë dalë negative; Ai pa i bërë mendja krak përgjigjet: Aaaa jo, se ISHP thotë atë që ju doni të jete jo atë që është! Tipikisht shpifësi! Po mirë, a e vë logjikën në pune ndonjëherë për mire ti? Dakord unë gënjej me tamponet, po, a mendon që sëmundja nuk fshihet, do ketë doemos doktorë e infermierë të sëmurë?! Ku janë Koloreto, ku janë zoti Cukali? Apo dhe ata i kam fshehur unë?! Pra, ata rrinë fshehur që të me dalë fjala mua?!Si ka mundësi që mendja të jetë kaq e ligë?!”, shprehet ai.

“Hiq dorë nga shpifja zotëri! Sa për punën që më urdhëron të bëj, patjetër, hajde (2 metra larg) dhe monitoroje!! Po a çohesh dot? Nëser fjala bie nis në 5 të mëngjesit!”, përfundoi zv.kryeministri Braçe reagimin e tij.

 

Fraksion.com