AktualitetRajoniTë fundit

Koronavirusi; 4 shqiptarë të prekur në Greqi

4 shqiptarë me origjinë nga Saranda, (minoritarë me shtetësi të dyfishtë) qe jetojnë në ishullin Zakynthos (Zante) rezultojnë mes të prekurve nga koronavirusi në Greqi.

Ata janë vëlla e motër dhe bashkëshortët e tyre, të moshës 55-60 vjeçarë.

Një çift janë pronarë të një restoranti në zonë turistike që funksionon vetëm gjatë sezonit veror, ndërsa çifti tjetër pronarë të një mini marketi, gjithashtu kryesisht sezonale.

Sipas informacioneve, janë në gjendje të mirë shëndetësore, megjithë simptomat nuk duket të jenë në rrezik për jetën.

Duke shfrytëzuar periudhën jashtë sezonit, 2 çiftet udhëtuan me grupin e pelegrinëve në Izrael dhe Egjipt, nga ku 54 persona kanë rezultuar pozitivë dhe një 66 vjeçar humbi jetën ditën e sotme.

 

Fraksion.com