AktualitetPolitikëTë fundit

Gjylameti, opozitës: Situata kërkon bashkëpunim dhe sensibilizim pa dallim, jo fushatë për vota

“Një turp i madh i mbushur me inatin e mungesës së alternativës buron prej orësh nga Partia Demokratike. Situata që kërkon bashkëpunim dhe sensibilizim pa dallim, nuk mund të kthehet në fushatë për të bërë vota duke nxjerrë militantët studiove dhe rrjeteve sociale për të ngritur perden e keqinformimit përballë qytetarëve’, ka reaguar deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ndaj deklaratave të Partisë  Demokratike në lidhje me situatën e krijuar prej koronavirusit.

‘Fjala sot është e ekspertëve, e mjekëve, e infermierëve e institucioneve që po luftojnë për parandalimin e një virusi që po ndjek mbarë botën. Politizimi i situatës i shërben vetëm panikut. Ka një ndryshim të madh mes atyre që luftojnë për njerëzit ndaj atyre, që nuk mendojnë për ta, duke pasur një virus të vjetër që i bënë të mendojnë vetëm për vete. Turp!”, ka theksuar deputetja socialiste

Gjylameti gjithashtu ka bërë thirrje për ndërgjegjësim ndaj situatës. “Duhet të ndërgjegjësohemi në masë nga thirrjet për të zbatuar rregullat që duhen ndjekur për të mos përhapur virusin dhe të evitojmë daljet e panevojshme. Informacionin duhet ta marrim vetëm nga burimet zyrtare dhe profesionistët e stafeve mjekësore që janë heronjtë e vërtetë të këtyre orëve. Wuhan epiqendra e virusit sot konfirmon se nga spitali u nxor dhe pacienti i fundit. Masat atje larguan virusin dhe t’i ndjekim ato me përpikmëri’, ka nënvizuar deputetja Gjylameti.

 

Fraksion.com