“FuckingCorona😷”; Rama: Nuk do ndalen e as zvogëlohen planet e Programit të Rindërtimit pas tërmetit
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Kryeministri Edi Rama thekson se do të rindërtohen 59 shkolla të reja, godinat e reja të të gjithë konvikteve të Univeristetit Bujqësor dhe 4 godina të reja konviktesh në Qytetin Studenti.
Mesazhi i Kryeministrit Rama:
#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️
Sapo u firmos Vendimi i Këshillit të Ministrave, për financimin e parë të Programit të Rindërtimit për Arsimin😊
🟢 59 SHKOLLA TË REJA
🟢 GODINAT E REJA TË TË GJITHË KONVIKTEVE TË UNIVERSITETIT BUJQËSOR
🟢 4 GODINA TË REJA KONVIKTESH NË QYTETIN STUDENTI
#FuckingCorona😷 nuk do t’i ndalë as do t’i zvogëlojë planet ambicioze të jetësimit të Programit të Rindërtimit të Shtëpive, Shkollave, Spitaleve e Qendrave Shëndetësore që u rrënuan nga tërmeti i 26 nëntorit✌️
Fraksion.com