Viktima nga koronavirusi; Meta: Qytetarët të tregojnë kujdes maksimal, zbatoni këshillat
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur sot ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të qytetares 73-vjeçare nga Durrësi të konfirmuar me COVID-19
“Me hidhërim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të qytetares 73-vjeçare nga Durrësi të konfirmuar me COVID-19’, ka theksuar Presidenti Meta.
“Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë të afërmve të saj, u shpreh të gjithë solidaritetin tim në këto momente tepër të vështira”, ka shtuar Kreu i Shtetit.
“Edhe njëherë apeloj me forcë për çdo qytetar të tregojë kujdes maksimal dhe të zbatojë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve”, ka përfunduar Presidenti Meta.
Fraksion.com