OBSH shpall pandemi koronavirusin
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e përkufizoi përhapjen e virusit Corona si pandemi, ndërkohë që rastet e të prekurve në botë jashtë Kinës janë shtuar 13 herë.
Tedros tërhoqi vëmendjen, se në dy javët e shkuara numri i rasteve me COVID-19 jashtë epiqendrës, Kinës, janë 13-fishuar. Numri i vendeve të prekura është trefishuar. Në mbarë botën, sipas tij, deri tani janë regjistruar zyrtarisht mbi 118.000 raste në 115 vende. Kanë vdekur prej këtij virusi të ri që prek mushkëritë deri tani 4291 njerëz.
Të gjitha vendet mund ta ndryshojnë ecurinë e pandemisë, theksoi Tedros: “Gjeni, izoloni, testoni, trajtoni çdo rast dhe ndiqni çdo gjurmë të tij.” Fakti që OBSH e përkufizon tani si pandemi situatën, nuk ndryshon asgjë lidhur me rrezikun nga ky virus, vuri në dukje Tedros.
Nuk ka kritere zyrtare se në ç’moment të ecurisë së sëmundjes OBSH e klasifikon si pandemi atë. Përkufizimi pandemi nënkupton një sëmundje, që përhapet në mënyrë të pakontrolluar në të gjitha kontinentet.
Virusi i ri Sars-CoV-2 u konstatua për herë të parë në metrololin milionësh të Kinës. Vuhan në një treg kafshësh. Në Kinë ndërkohë atje gjendja ka nisur të qetësohet. Ndryshe nga sa po ndodh në pjesën tjetër të botës. Veçanërisht rëndë është prekur Koreja e Jugut dhe Irani. Në Europë është prekur kryesisht Italia. Autoritetet kanë regjistruar ndërkohë 12.462 të infektuar dhe 827 viktima. Ekspertët dyshojnë se mund të ketë një shifër më të lartë të pa verifikuar.
Në Gjermani janë infektuar nga virusi Corona mbi 1800 vetë të diagnostifikuar. Tre pacientë kanë gjetur vdekjen nga kjo sëmundje e re e mushkërive.
Fraksion.com