“Nuk ka vend për panik”; Meta takon drejtorin e OBSH-së në Tiranë: Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka deklaruar sot se nuk ka vend për panik sa i përket koronavirusit, por kujdesi duhet të jetë maksimal nga çdo qytetar.
Presidenti Meta zhvilloi sot një takim me Drejtorin e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Dr.Raul Gonzalez.
“Nuk ka vend për panik, por kujdesi duhet të jetë maksimal nga çdo qytetar! Është i domosdoshëm zbatimi me rigorozitet i protokollove shëndetësore dhe i këshillave të stafeve mjekësore nga të gjithë! Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari!”, theksoi kreu i Shtetit, Ilir Meta.
Fraksion.com