AktualitetPolitikëTë fundit

“Mos u çudisni”; Rama: Nesër vendosim për linjat e urbanit Tiranë dhe Durrës

Kryeministri Edi Rama tha se nga nesër do të marrim vendim për linjat e urbaneve për Tiranë dhe Durrës si pjesë e masave të marra për parandalimin e koronavirusit.

“Do të bëjmë ndalimin e transportit urban në Tiranë dhe Durrës, sepse këto janë qytete më të mëdha dhe me një numër të prekur më lartë në krahasim më vendet e tjera. Asnjë shet nuk e ndali dot përhapjen e virusit, por ka shumë mundësi se si ndërton sistemin mbrojtës dhe këto masa janë pikërisht për mbrojtjen tonë.

Ajo që u ndodhi vendeve që nuk i morën këto masa në momentin e shpërthimit, të mos na ndodhi ne. Po i marrim që në momentin e shpërthimit këto masa për të frenuar përhapjen, numri i të infektuarve do të rritet dhe mos u çudisni.” tha Rama.

 

Fraksion.com