“Mbyllja nga koronavirusi”; Rama: Masat shtrënguese do të vijojnë; Bashkëpunim
Me mesazhin për të mos pasur frikë, por për të bërë kujdes Kryeministri Edi Rama u shprehu sot falënderimet të gjithë pronarëve të këtyre bizneseve për mirëkuptimin dhe kontributin konkret në vijën mbrojtëse të luftës.
“Masat shtrënguese do të vijojnë sipas planit dhe kontributi juaj, i çdo qytetari është esencial për përballimin me sa më pak pasoja të armikut të padukshëm që kërcënon shëndetin tonë e të njerëzve më të dashur rreth nesh”, tha Rama.
Fraksion.com