Kurti: Unë s’them pa amerikanë, por presidenti po thotë pa evropianë
Kryeministri Albin Kurti u është përgjigjur deputetëve opozitarë në pohimet e tyre se ai po dëshiron që marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihet pa ndërmjetësimin e SHBA-së.
Ai tha se nuk është kundër amerikanëve dhe as evropianëve. Por, siç tha ai, presidenti po deklarohet kundër evropianëve.
“Unë s’them pa amerikanë, por presidenti po thotë pa evropianë. Unë them edhe evropianë edhe me amerikanë. Duhet të dyja. Qëndrimi shumëfishë më i rëndë për Brukselin sesa për Beogradin është problematik. E themi hapur që një gjë e tillë është e papranueshme. Ma përshkruat që po ankohemi që opozita ka dallime, nuk jam ankuar në opozitë”, ka thënë Kurti.
Fraksion.com