Koronavirusi; Rama: 5 mijë euro gjobë nëse policia dhe ushtria ju shohin në rrugë
Policia dhe ushtria duke filluar që nga dita e nesërme do të dalin në terren për të ushtruar kontrolle dhe për të verifikuar të gjithë ata persona që po shkelin rregullat për vetizolim pasi janë kthyer nga Italia apo vende të tjera të prekura nga koroanvirusi.
“Ata që janë kthyer 14 ditët e fundit nga Italia apo nga zonat e tjera të prekura të vetëkarantinohen. Sot do të dalin në rrugë policia e shtetit dhe policia ushtarake që do të organizojnë postblloqe të automjeteve dhe do të ndalojnë nëse në automjet ka pasur në 14 ditët e fundit që ndalohen të dalin nga shtëpia. Nga nesër kush kapet në rrugë do të dënohet me 5 mijë euro gjobë. Dhe do të ndalohet nëse nuk e shlyen gjobën. Këto janë masa shtrënguese dhe kjo nuk është kot. Nuk duket por është rreth nesh. Nuk është e lehtë të kufizosh lirinë. Faleminderit të gjithë atyre që mbyllën diskot klubet e natës dhe palestrat. Kjo quhet qytetari dhe solidaritet njerëzor. Do të kryhen postblloqe por s’kemi rrugë tjetër. Është shumë më i lehtë se shtrëngimi i koronës. Do ta kalojmë siç kaluam tërmetin. Por nëse tërmeti na mori 51 jetë, pa na paralajmëruar korona po na paralajmëron. Pasoja që po ndodhin në Itali. Nëse nuk zbatojmë masat drastike. Jeni të qetë pa frikë por kujdes kujdes! Vija e parë e frontit është e fortë dhe ka rezistencë të testuar. Jemi të përgatitur për këtë moment dhe më keq se kaq. Shqipëria nuk do të bëjë as më shumë as më pak se të tjerët. Merreni me pozitivitet këtë ushtrim kufizimi të lirisë. Në pritje të rikthimit të jetës normale.” tha Rama.