AktualitetTë fundit

Koronavirusi; Rakacolli: Vetëkarantinim i detyruar për çdo udhëtar që hyn në Shqipëri

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në konferencën ku deklaroi rritjen e numrit të të prekurve me koronavirus nga 10 në 12 sot, bëri me dije edhe disa masa të reja për të gjithë qytetarët.

“Të gjithë udhëtarët plotësojnë skedën në hyrje, vetëdeklarimi është i detyrueshëm në kufi. Ata detyrohen të rrinë në vetëkarantinim derisa të kalojë një periudhë 14 ditore. Nëse kanë shenja pastaj do t’i drejtohen institucioneve shëndetësore”,- tha Rakacolli.

Sa i përket kapaciteteve shëndetësore për të përballuar një fluks të mundshëm të prekurish, Rakacolli sqaroi se për të përballuar COVID 19 janë dhënë 400 mln lekë shtesë. Ajo foli për një plan të qartë masash si dhe për pajisjen me sa më shumë respiratorë.

Ndonëse janë 12 të prekur në karantinë ne Infektivit në QSUT ndodhen aktualisht vetëm 3 persona, të tjerët janë vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre.

 

Fraksion.com