Greqi; Shërohet pacientja ‘0’ e prekur nga koronavirusi
Qendra operative e krizave spitalore, ka njoftuar mbrëmjen e së mërkurës se pacientja 0 e diagnostikuar në Greqi me virusin covid19, është plotësisht e shëruar dhe me plotësimin e afatit prej 14 ditësh në spital, pacientja 38 vjeçare dhe fëmija e saj 9 vjec pritet të largohen nga spitali për t’ju kthyer jetës së tyre normale, njoftoi kjo qendër.
Prej ekzaminimeve, u konstatua se edhe djali i saj 9 vjeç, që kishte simptoma të sëmundjes, ndaj edhe të dy u izoluan në spitalin e Selanikut në kushtet e karantinës së plotë.
Ata u mbajtën në një dhomë me presion negativ, ndërsa simptomat e tyre nuk ishin të rënda dhe organizmi i tyre reagoi mjaft mirë ndaj medikamenteve me të cilat u trajtuan.
Rendesi e vecante iu kushtua edhe gjendjes se tyre psikologjike, e cila u vleresua e kenaqshme.
Lajmi per sherimin e pacientes se pare,ka shtuar optimizmin ne greqi,ku deri tani jane diagnostikuar me korona virusin 99 persona,3 prej te cileve ndodhen ne gjendje te rende ne spital.
Vlen te shenohet se deri tani,prej ketij virusi nuk ka asnje viktime,ndersa prej gripit H1N1,jane shenuar me shume se 85 viktima qe prej vjeshtes se vitit 2019.
Fraksion.com