AktualitetRajoniTë fundit

Serbi, konfirmohen edhe dy raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë së Serbisë njoftoi se pas testimit të mostrave të 5 personave, rezultatet treguan se dy prej tyre kanë qenë pozitiv dhe tre negativ ndaj koronavirusit.

Me këtë numri i të infektuarve me koronavirus në këtë vend rritet në 4.

“Deri më 10 mars të vitit 2020, në laboratorin nacional Instituti Torlak janë testuar gjithsej 108 persona të cilët kanë përmbushur kriteret e definicionit të rastit”, thuhet në njoftim.

 

Fraksion.com