AktualitetBota+Të fundit

Presidenti i Kinës vizitoi Wuhan-in, epiqendrën e Koronavirusit

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, vizitoi qytetin Wuhan, që njihet si epiqendra e epidemisë së koronavirusit të ri (Covid-19), njoftoi Televizioni Qendror i Kinës (CCTV).

Vizita ndodhi në një moment kur gjendja në lidhje me epideminë në mbarë vendin ka pësuar rënie, ndërsa Xi vizitoi spitalin e ndërtuar për 10 ditë duke inkurajuar të sëmurit për ta fituar epideminë.

Theksohet se me ngrohjen e kohës dhe marrjen e masave janë një faktor kryesor në ngadalësimin e epidemisë. Në fund të muajin prill pritet që të eksperimentohen vaksinat e koronavirusit.

Në vend ende nuk janë filluar aktivitetet ekonomike në kuadër të luftës kundër epidemisë, ndërsa çdo person që udhëton në mes të qyteteve duhet ta marrë veten në karantinë gjatë 14 ditëve.

Ndërkohë sipas të dhënave të Komisionit Shëndetësor Kombëtar, për shkak të Covid-19 në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 17 persona, janë identifikuar 19 raste të reja. Numri i vdekjeve arriti në 3.139 prej të cilëve 3 në Hong Kong.

Nga ana tjetër numri i rasteve në Australi është rritur në 100, ndërsa 3 persona kanë humbur jetën, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Australisë.

 

Fraksion.com