AktualitetRajoniTë fundit

Mësuesja e shkollës fillore me koronavirus; 242 nxënës në izolim

Një mësuese e një shkolle fillore rezultoi pozitive me koronavirus, duke bërë që të mbyllet në karantinë.

Krahas saj u izoluan 152 persona, mes tyre 242 nxënës. Ngjarja në fjalë vjen nga Italia, nga zona e Bibbiena në Arezzo.

Lajmi u bë publik nga kryebashkiaku Filippo Vagnoli, i cili deklaroi se të izoluarit janë 242 nxënës dhe të tjerët punonjës të po së njëjtës shkollë.

Kujtojmë se deri më tani numri i të prekurve nga koronavirusi në Itali ka shkuar 9172, mes tyre 463 të vdekur.

 

Fraksion.com