Mënyrat natyrale si të largoni shpejt simptomat e gripit
Sezoni i gripit fillon në Tetor dhe mbaron në Maj, duke i bërë të gjithë këtaj muaj një sfidë të vërtetë për tu përballuar.
Kjo gjendje shkaktohet nga viruse të ndryshme që futen brenda organizmit e për të cilat ende nuk ka një kurë të menjëherëshme.
Kur trupi sulmohet nga këto baktërë të këqija duhet të presësh derisa gripi të kalojë përgjatë ditëve. Konsultat me mjekun dhe medikamentet janë patjetër një domosdoshmëri, por edhe kujdesi personal është i nevojshëm.
Në këtë artikull nga AgroWeb.org, ju tregojmë disa mënyra të thjeshta se si të përshpejtoni largimin e simptomave të gripit në shumë pak kohë. Ndiqni ato farë shkurt më poshtë dhe vërini në prkatikë menjëherë nëse jeni me grip.
Konsumimi i lëngjeve
Kjo është një nga këshillat e para që edhe mjekët japing. Pini shumë ujë dhe lëngje, pasi trupi ka nevojë të hidratohet dhe të qëndrojë i balacuar. Kjo pasi kur jeni me grip, trupi djersin nga temperature, mund të përjetoni diarre dhe të mbeteni pa kuptuar të dehidratuar e me simptoma të rënduara. Stomaku, goja dhe të gjithë rrugët e frymëmarrjes kanë nevojë për ujë dhe lëngje që të funksionojnë më mirë në periudhat e gripit. Pra që të kaloni shpejt gripin e padëshiruar konsumoni shumë ujë, çajra bimorë, supë, lëng mishi, lëngje frutash apo fruta e perime me përmbajtje të lartë uji.
Pushoni
Është e rëndësishme që të mos e sforconi trupin tuaj nëse jeni prekur nga gripi. Merrni kohën e duhur për tu kujdesur për veten dhe pushoni sa më shumë, duke evituar qëndrimin në ambiente të hapura për një kohë të gjatë. Flini gjumë sa më shumë që të mundeni, pasi gjumi ndihmon sistemin imunitar që të luftojë viruset e bakteret e padëshiruara. Kjo mënyrë nuk do ti ngadalësojë ritmet tuaja, por përkundrazi do t’ju japë avantazhe në shërimin sa më të shpejtë nga gjendja e gripit.
Mineralet e duhura
Në këtë periudhë gjithë vëmendja juaj duhet të jetë në marrjen e vitaminave dhe mineraleve të duhura. Më i këshillueshmi ndër to është zinku, pasi aktivizon qelizat e bardha dhe të gjithë sistemin imunitar. Në këtë mënyrë virusi që ka prekur organizmin tuaj minimizohet më shpejt gjatë ditëve. Përveçse si nga farmacia zinkun mund ta merrni edhe natyralisht nga ushqimet që me siguri i përdorni çdo ditë. Mjafton të konsumoni shumë mish të kuq, thjerrza, arra, lajthi, fasule, qiqra, vezë dhe bulmet.
Kurat natyrale
Në këtë gjendje ku duket sikur i gjithë trupi dhemb, kurat natyrale që mund t’i përgatisni menjëherë në shtëpi për tu çliruar nga dhimbja nuk mund të mungojnë. Vini në zjarr 200-300 ml ujë të zihen dhe në të shtoni gjysmë luge çaji kripë. Pasi uji të jetë zier, lëreni të ftohet në temperaturë ambienti dhe më pas përdoreni për gargarë. Kalojeni ujin në fund të fytit tuaj dhe mbajeni aty për 10 – 30 sekonda në mënyrë që të largoni të gjithë mukozën e mbledhur. Këtë proces përsëriteni 3-4 herë duke e ndërruar ujin në çdo herë. Një gotë me ujë është mëse e mjaftueshme për të gjitha herët, pasi duhet të përdorni sasi të vogla uji. Bëni kujdes edhe me ushqimet që konsumoni çdo ditë, duke zgjedhur ato më të shëndetëshmet dhe qëndroni gjithnjë ngrohtë./AgroWeb
Fraksion.com