“Mbyllet Italia”; Conte: Jo thjesht një zonë e kuqe…
Kryeministri Italian, Giuseppe Conte, tha të hënën mbrëma se janë vendosur kufizime lëvizjeje në gjithë vendin në përpjekje për të penguar zgjerimin e koronavirusit.
Kryeministri Conte tha se një dekret i ri qeveritar kërkon nga të gjithë qytetarët e Italisë të dëshmojnë nevojën për të lëvizur për punë, shkaqe shëndetësore ose arsye të tjera të kufizuara për të udhëtuar jashtë zonave ku ata jetojnë.
Kufizimet do të hyjnë në fuqi të martën dhe sikundër ato që tashmë janë vendosur në veriun e vendit, do të zgjasin deri më 3 prill, tha ai.
“Nuk do të jetë thjesht një zonë e kuqe,” u tha kryeministri Conte gazetarëve duke iu referuar urdhrit për të futur në “karantinë”, që ai nënshkroi gjatë fundjavës për një rajon me 16 milionë banorë të Italisë veriore.
“Do të jetë Italia” zonë e mbrojtur, tha ai.
Italia ka përjetuar më shumë vdekje si pasojë e COVID-19 se çdo vend tjetër jashtë Kinës.
Fraksion.com