“Lufta me koronavirusin”; OBSH: Pandemia e parë në histori që do të mund të kontrollohet
“Tani që virusi ka hedhur rrënjë në kaq shumë vende, kërcënimi i një pandemie është bërë shumë i vërtetë”, deklaroi kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë për shtyp, pasi numri i rasteve të infektimit kaloi mbi 100 000 në 100 vende në fundjavë.
“Por, kjo do të jetë pandemia e parë në histori që do të mund të kontrollohet. Rregulli i lojës është të mos dorëzohemi”, vazhdoi ai.
Ai përgëzoi gjithashtu politikat e ashpra shëndetësore të ndërmarra, sidomos ato në Itali.
Fraksion.com