AktualitetPolitikëTë fundit

KQZ pa vendimmarrje për ndryshimin e sistemit zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi kërkesën e 12 nismëtarëve, me objekt për fillimin e procedurave për referendum lidhur me ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Pas shqyrtimit dhe hedhjes në votim, KQZ nuk arriti të marrë vendim për shkak të votimit 2 pro dhe 3 kundër kërkesës së 12 nismëtarëve.

Po ashtu KQZ shqyrtoi projektvendimin për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike ku vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakant në këshillat bashkiak.

KQZ shqyrtoi dhe projektvendimin për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020 ku vendosi miratimin e strukturës buxhetore për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020.

 

Fraksion.com