Kosovë: Qeveria ndan 10 milion euro për përballimin e situatës nga koronavirusi
Qeveria e Kosovës ka miratuar planin e veprimit për të ballafaquar me koronavirusin.
Mbi bazën e kësaj në mbledhjen e sotme ka ndarë 10 milionë euro për ministrinë e shëndetësisë për të zbatuar atë.
Ministri i shëndetësisë, Arben Vitia tha se deri më tani nuk ka asnjë rast me koronavirus, përkundër kësaj ai tha se është ngritur niveli i gatishmërisë, shkruan Kosova Press.
“Është propozuar ngritja e nivelit të gatishmërisë. Kosto finale e këtij veprimi është rreth 10 milionë euro. Ky plan përshin aktivitete të resurseve të ndryshme dhe institucione tjera mbështetëse. Masat e përfshira në planin e veprimit kanë për qellim mbrojtën e qytetarëve. Për ne koronavirusi paraqet një emergjencë kombëtare”, tha ai.
Në lidhje më këtë, ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami tha se edhe dikasteri që përfaqëson është në gatishmëri të plotë përkitazi me veprimet që duhet të merren.
Fraksion.com