Koronavirusi; SHBA: Izolohen 5 zyrtarë të lartë pas kontaktit me të infektuarin
Pesë zyrtarë të lartë republikanë në Shtetet e Bashkuara janë izoluar, pasi kanë qenë në kontakt me një person të infektuar me koronavirusin e ri.
Pjesëtarët e Kongresit, duke përfshirë senatorin nga Teksasi, Ted Cruz, janë izoluar pasi kanë takuar një individ të infektuar në një konferencë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka qenë pjesë e ngjarjes muajin e kaluar, ka insistuar se gëzon shëndet të mirë dhe se nuk ka kryer asnjë test.
Një demokrate po ashtu është izoluar, pasi ka thënë se ka takuar një të infektuar.
Në gjithë botën është raportuar për 113,000 persona të infektuar me këtë virus, ndërkohë që 3,900 persona kanë vdekur.
Shumica e personave kanë pësuar në Kinë, ndonëse në këtë shtet, ku ka shpërthyer fillimisht virusi, numri i të infektuarve po zvogëlohet, në krahasim me vendet tjera në botë.
Të dhënat e fundit tregojnë edhe se 62,000 persona janë shëruar nga ky virus.
Italia është vendi i prekur më së keqi nga kjo sëmundje në Evropë, prandaj nga e marta ka nisur zbatimin e masave të ashpra të izolimit në gjithë territorin.
Fraksion.com