AktualitetPolitikëTë fundit

Koronavirusi, Qeveria: Njëri nga prindërit pushim, në shtet apo privat

Qeveria shqiptare pritet të marrë vendim për të lehtësuar prindërit në këtë situatë ku duhet të qëndrojnë në shtëpi për t’u kujdesuar për fëmijët pas mbylljes së shkollave me dy javë.

Një mundësi që qeveria po diskuton dhe që ende nuk është vendosur, është që t’i japë pushim njërit prej prindërve të punësuar në sektorin privat dhe publik të cilët kanë një fëmijë në çerdhe, kopsht apo shkollë. Ky pushim parashikohet nga data 10 mars deri më 23 mars, kur pritet të rinisë procesi mësimor nëse nuk merr tjetër përshkallëzim situata me koronavirusin në Shqipëri.

Qeveria pritet të vendosë:

Caktimin e datave 10 deri 23 mars ditë pushimi për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet,arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.

Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe institucioneve arsimore, në funksion të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga COVID-19, iu bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve që të gjejnë mundësinë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre, sipas pikës 1 të këtij vendimi.

Deri më tani një vendim të tillë, e mori bashkia e Tiranës, duke i dhënë pushim nga puna, nënave, ose të vijnë në punë vetëm 1 orë nëse prania e tyre është e domosdoshme për të firmosur. Pushim u është dhënë edhe të gjithë punonjësit e bashkisë që janë mbi 60 vjeç. Ftesën për të ndjekur të njëjtën rrugë, Veliaj ua bëri edhe bizneseve. ka kohë për fitim u shpreh ai dje gjatë mbledhjes me emergjencën civile të Tiranës.

Shqipëria ka konfirmuar deri më tani 10 të prekur nga koronavirusi, ndërsa janë kryer 114 teste ndaj personave të dyshuar.

 

Fraksion.com