AktualitetTë fundit

Koronavirusi; MM: Kontrolle në reparte dhe struktura ushtarake; Po evidentohet personeli

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si pjesë e strukturave shtetërore, po ndjekin nga afër dhe kanë marrë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në strukturat e vartësisë së saj, bazuar nga udhëzimet e nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Instituti i Shëndetit Publik dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bën të ditur se “janë marrë masa për rritjen e vigjilencës dhe kryerjen e kontrolleve mjekësore në reparte dhe struktura ushtarake nga personeli mjekësor”.

“Përveç kontrolleve në reparte dhe struktura ushtarake nga ekipet mjekësore, po evidentohet personeli ushtarak/civil që ka udhëtuar në zonat e infektuara jashtë vendit gjatë dy javëve të fundit”, deklaron Xhaçka.

Gjithashtu, ministrja thekson se “ka filluar procesi i sensibilizimit të personelit ushtarak dhe civil të Forcave të Armatosura rreth masave higjieno-sanitare”.

Fraksion.com