Koronavirusi: Ambasadorja Kim takim me Kryeministrin Rama
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka shkuar sot para dite në zyrën e Kryeministrit Edi Rama.
Takimi mes tyre ka nisur rreth orës 10.00 dhe vjen një ditë pasi qeveria shqiptare mori masat pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus.
Qeveria shqiptare vendosi ndërprerjen e mësimit për dy javë dhe fluturimet me zonën e kuqe të Italisë, aktivitetet kulturore dhe dëgjesat publike.
Këto masa erdhën pasi deri më tani zyrtarisht janë konfirmuar gjashtë të prekur me virusin e rrezikshëm.
Ende nuk janë bërë të ditura detaje të takimit.
Fraksion.com