Itali: Arrestohen dy shqiptarë ne aeroport; Valixhet plot me sallam dhe djathë
Kishin në valixhe 25 kilogramë mish, sallam dhe djath, produkte të cilat dalohen që të transportohen gjatë udhëtimeve në vendet e Bashkimit Europian.
Gjatë kontrollit në aeroportin “San Francesco d’Assisi” gjatë kësaj të hëne, policia italiane e Perugia arrestoi dy shqiptarë të cilët vinin nga Tirana dhe kishin me vete produkte ushqimore të pacertifikuara.
Në valixhet e tyre u gjetën pako me mish, sallam dhe djathë, të ndarë në qese të ndryshme.
Për shkak se këto ushqime cilësohen potencialisht të rrezikshme u bë bllokimi i tyre.
Ndërkohë dy shqiptarët u arrestuan në kushtet e flagrancës, teksa ndaj tyre hetimet janë në vijim.
Fraksion.com