AktualitetPolitikëTë fundit

”I infektuari i 6-të disa orë në Milano”; Braçe: Dashuria e madhe e përhap me qejf virusin; Shpëto veten dhe gjithkënd që do

Zv. kryeministri Erion Braçe ka dhënë detaje të reja për 31-vjeçarin i cili është i gjashti i infektuar me koronavirus në vendin tonë.

Braçe thotë se ai kishte qëndruar vetëm një ditë në Milano për të vizituar dajën e shtruar në spital atje, ndërsa përcjell një mesazh për të gjithë ata që kanë vizituar Italinë përgjatë dy javëve të fundit.

“Njerez nese keni qene ne itali dy javet e fundit rrini ne shtepi! Mos dilni! Mos shkoni ne kafe a restorante! Infektoni te tjere keshtu! Ky virus shfrytezon fort menyren tone te jeteses; E dime mire, ne jemi popull shume social, “behemi shume” me njeri tjetrin!

I infektuari i 6-te eshte nje djale i ri qe ka shkuar veç per disa ore ne Milano, “per te pare dajen e shtruar ne spital atje”! Vec kaq pak eshte dashur! Pastaj dashuria e madhe per njeri tjetrin ketu e perhap me qef virusin! Ndaj, nëse ke qenë në Itali, vetekarantinohu! ri ne shtepine tënde! Shpëton veten dhe gjithkënd që do!Bëje tani!“, shkruan Braçe.

Fraksion.com