“Hetimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve”; Kreu i ILD-së takon ambasadorët e SHBA dhe BE
“Hetimi i shkeljeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ishte një ndër temat e diskutuara gjatë takimit që Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka zhvilluar me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca
“Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani priti sot në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian, Luigi Soreca”, njofton ILD.
“Inspektori i Lartë Metani i njohu ambasadorët me detyrat dhe sfidat e institucionit të ri kushtetues, përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve”,vijon njoftimi.
“Ambasadorja Kim dhe ambasadori Soreca shprehën mbështetjen e fortë për punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si një institucion i rëndësishëm në strukturën e sistemit të drejtësisë”, përfundon njoftimi.
Fraksion.com