AktualitetTë fundit

Gjendet një person i pajetë në trotuar në Tiranë

Një 79- vjeçar është gjetur i vdekur në një trotuar tek Kopshti Zoologjik në Tiranë.

I moshuari me inicialet Sh.A., është gjetur sot rreth orës 12:21 dhe dyshohet se vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale pasi nuk i janë gjetur shenja dhune në trup.

“Më datë 10.03.2020, rreth orës 12:21, tek Kopshti Zoologjik, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi SH. A., 79 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.”

 

Fraksion.com