AktualitetTë fundit

Dezinfektohen këndet e lojrave në Tiranë

Pas dezinfektimit të mjeteve të transportit publik, vijon aksioni edhe në ambiente të tjera.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se po bëhet dezinfektim i të gjithë këndeve të lojrave në Tiranë.

“Fëmijët nuk janë të rrezikuar ndaj koronavirus por mund të jenë bartës për te gjyshërit, që rrezikojnë më shumë, ndaj higjiena publike dhe personale është kyç. Do ia dalim”, shkruan Veliaj.

Deri më tani numri i të prekurve nga koronavirus në Shqipëri ka shkuar në gjashtë, duke bërë që të shtohen masat e marra.

Postimi i Veliajt:

Dezinfektim i të gjithë këndeve të lodrave në Tiranë. 🎡🎠

👫 Fëmijët nuk janë të rrezikuar ndaj #coronavirus por mund të jenë bartës për te gjyshërit,👴🏻👵🏻 që rrezikojnë më shumë, ndaj higjiena publike dhe personale është kyç. 🧼😷

#DoIaDalim 🇦🇱👍

foto galeri

foto galeri foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com