Biblioteka Kombëtare mbyll dyert deri në datë 3 prill prej koronavirusit
Biblioteka Kombëtare ka mbyllur dyert për të gjithë lexuesit që shfrytëzojnë ambientet e saj deri në datë 3 prill, në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit.
“Në zbatim të masave paraprake të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e COVID 19 në Shqipëri, renditet edhe:
“Anulohen grumbullimet masive, aktivitetet sportive, kulturore, konferenca, dëgjesa publike deri më datë 3 prill 2020.”
Sa më lart, Biblioteka Kombëtare do të qëndrojë e mbyllur për lexuesit dhe anulon veprimtaritë e kalendarit kulturor nga data 10 mars deri më datë 3 prill 2020.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftim.
Fraksion.com