6 të infektuar në Shqipëri; Pas djalit, babait, 3 familjarëve edhe 1 tjetër me koronavirus
Shkon në 6 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri.
Pas djalit dhe babait, që ishin rastet e para, kanë rezultuar pozitivë nga analizat edhe tre familjarë të tyre. Familjarët nuk ka shfaqur asnjëri simptoma dhe nuk kanë probleme shëndetësore edhe pse janë identifikuar me koronavirus. Ata do të qëndrojnë në shtëpi në izolim dhe nën mbikëqyrje mjekësore.
Ndërsa rasti i gjashtë është një 31 -vjeçar nga Tirana, që ka pasur histori udhëtimi me Milanon 6 ditë më parë dhe është kthyer pas një qëndrimi të shkurtër vetëm një ditor në vendin fqinj, ku për fat të keq është infektuar në ato pak orë që ka qëndruar.
I riu po trajtohet bashkë me dy rastet e mbrëmshme, babë e bir, në spitalin infektiv dhe gjendja e tyre paraqitet pa probleme të veçanta, sipas njoftimit zyrtar nuk ka pasur simptoma.
Ritmi i ulët për analizat
Deri tani janë identifikuar 24 kontakte të djalit që erdhi nga Firence dhe që më pas infektoi babanë dhe tre pjesëtarët e tjerë të familjes. Të gjithëve u janë marrë tampone, përgjigjet e të cilëve ende nuk kanë dalë të gjitha.
Ministria e Shëndetësisë njofton se sot janë kryer gjithsej 14 testime në laborator, 8 prej të cilëve persona të kontaktit të ngushtë me dy rastet e para të konfirmuara mbrëmë, nga ku rezultuan edhe tre të prekur, familjarë të tyre.
Pra nga 14 testime, që janë bërë sot, njëri nuk ka pasur histori me të prekurin dje duke sjell si rezultat përfundimin se sot nga 24 kontaktet e ngushta kanë dalë përgjigjet vetëm për 13, ndërsa 11 janë në pritje. Ajo që ngre pikëpyetje lidhet me faktin se me çfarë shpejësie po bëhen analizat. Pak ditë më parë nga ISHP-ja u deklarua se mund të bëhen me lehtësi deri në 200 analiza në ditë, por sot gjithë ditën janë kryer vetëm 14, ndërsa për 11 kampionë lidhur me rastin e parë ende duhet të pritet. Nuk kuptohet se përse sot janë kryer vetëm 14 testime, një ritëm i ulët në krahasim me situatën ku ndodhemi.ë
“Sot 4 raste të reja me COVID-19; 3 prej tyre në familjen e 2 rasteve të djeshme. Gjatë ditës së sotme janë testuar edhe 14 raste të dyshuara për COVID-19, tetë prej të cilëve persona të kontaktit të ngushtë me dy rastet e konfirmuara me koronavirusin e ri në vendin tonë. Nga rezultatet e 14 testimeve të kryera në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, rezulton se 4 persona kanë rezultuar pozitiv për COVID-19, 3 prej të cilëve persona të familjes me 2 rastet e para që u konfirman mbrëmjen e djeshme. Aktualisht të gjithë personat e tyre të kontaktit po mbahen në vetëkarantinim të detyruar dhe po ndiqen nga ekipet e epidemiologëve për gjendjen e tyre shëndetësore.
Aktualisht gjendja e tyre rezulton pa probleme të veçanta. Rasti tjetër i konfirmuar gjatë ditës së sotme, është një 31-vjeçar me banim në Tiranë, që ka patur histori udhëtimi me Milanon 6 ditë më parë dhe është kthyer pas një qëndrimi të shkurtër 1 ditor në vendin fqinj. Ai po trajtohet bashkë me 2 rastet e mbrëmshme, në spitalin infektiv dhe gjendja e tij paraqitet pa probleme të veçanta.
Deri tani janë testuar 77 raste dhe numri i atyre që kanë rezultuar pozitiv për COVID-19 është 6. Duke vlerësuar punën e stafeve mjekësore në këto momente të vështira dhe garantuar gatishmërinë e shërbimit tonë shëndetësor sipas planit të hartuar mbi protokollin e OBSH-së, Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët të ndjekin me kujdes rekomandimet zyrtare dhe të kujdesen posaçërisht për masat e higjienës personale.
Për çdo rast të shfaqjes së shenjave të infeksionit respirator, si temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje, sidomos për personat që kanë histori udhëtimi me vendet e prekura apo kanë pasur kontakt me ta, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social u lutet qytetarëve të lidhen me Urgjencën Kombëtare në nr. 127!” thotë Ministria e Shëndetësisë.
Fraksion.com