10 persona me koronavirus në Shqipëri; Rakacolli: 114 testime
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi sot se “ deri tani janë kryer 114 raste testimi dhe kanë rezultuar pozitivë 10 persona me koronavirus”.
“Deri tani janë kryer 114 raste të dyshuara prej të cilëve vetëm 10 janë të infektuar dhe këtu përfshihen dy të sëmurët e parë, janë 6 vetë kontakte të këtyre dhe 2 raste te reja të palidhura me këta dy raste. Kemi një të sëmurë që është i shtruar në Spitalin Infektiv dhe që ka një histori udhëtimi një ditor në Milano dhe është sëmur pas këtij udhëtimi dhe kemi një person tjetër të shtruar në spitalin e Durrësit. Masat që vazhdojmë të marrin për këta të sëmurë, për njerëzit të cilët janë të moshuar është karantinimi i detyrueshëm për të gjithë kontaktet e ngushta të atyre personave që dalin të infektuar. E theksojmë shumë karantinimi i detyrueshëm, është i rëndësishëm sepse shmang kontakt e këtyre njerëzve dhe ndalon përhapjen.
Rakacolli i bëri thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme.
“Nga ana tjetër, i bëjmë thirre të gjithë qytetarëve që të zbatojë me rigorizitet të gjitha masat e thëna nga specialistët, ekspertët të thëna vazhdimisht, ku fatkeqësisht po shohim që nuk po zbatohen.
Evitoni grumbullimet e mëdha. Nuk duhet të vazhdojmë të shohim që kemi njerëz në kafene, vazhdojmë të shohim që kemi njerëz shumë nëpër restorante. Duhet të kufizojmë transportin publik dhe ndërqytetas, të mendojmë vetë sesi mund të evitojmë të ndenjurën në ambiente të grumbulluara. Duhet që njerëzit të shmangin daljet e panevojshme nga shtëpia. Duhet të mundohemi të kufizojmë ambientet ku mundet që të rrihet shumë ngushtë.
Nëse ne marrim këto masa, atëherë ne mendojmë se i kemi kapacitete, strukturat i kemi të përgatitur për të përballuar situatën. Situata ndryshon sado që të përpiqesh, nuk mundesh ndonjëherë të parashikosh se çfarë do të ndodhi, por sistemi është në këmbë dhe ju lutem bashkëpunimi me qytetarët. Ka panik të madh por nuk është sjellja në përputhje me këtë panik. Këtej mblidhen në kafene dhe diskutojmë atje për COVID. Gjëja e parë duhet të mendojmë si t’a evitojmë këtë gjë”, -deklaroi ajo
Fraksion.com