Qeveritë shkojnë dhe vijnë; Basha mjekëve nga selia blu: Ju keni në dorë shëndetin e shqiptarëve
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një konferencë për mediat lidhur me koronavirusin. Basha u shpreh se duhet kujdes dhe bashkëpunim për të përballuar koronavirusin.
Në një dalje për media, Basha tha se qeveritë shkojnë e vijnë, ndërsa mjekët janë ata që mbeten dhe që kanë në dorë jetën e qytetarëve.
Qeveritë shkojnë e vijnë, ata që do të mbeten jeni ju, keni në dorë jetën e qytetarëve. Kemi një nga stafet më të mira, sot duhet t’iu japim mjetet dhe fondet e nevojshme për të përballuar këtë situatë. Sa më shumë të flisni ju sot, aq më të qetë do të jenë qytetarët. Sot duhet të jemi të përgjegjshëm për çdo veprim.
Shmangni kontaktet me qytetarët dhe të afërmit për një periudhë dy javore. Kujdes të veçantë duhet të kemi me të moshuarit. Sa më të kujdesshëm të jemi sot, aq më lehtë do të kalojë kjo situatë. Ne do ndjekim hap pas hapi situatën. Ekspertët tanë do të jenë në gatishmëri. Grupi i punës i ngritur në PD do të bëjë gjithçka për të monitoruar këtë situatë”, tha Basha.
Fraksion.com