AktualitetTë fundit

“Njoftohen prindërit”; Koronavirusi: Nis zbrazja e shkollave në kryeqytet

Të gjitha institucionet arsimore në të gjithë vendin do të qëndrojnë mbyllur deri me 23 mars. Vendimi u mor sot nga Task Forca për Koronavirusin si masë paraprake për  frenimin e përhapjes së virusit COVID-19, i cili është shfaqur në dy raste në Shqipëri.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini thotë se masa është parandaluese dhe frenuese dhe nuk ka asnjë nevojë e arsye për panik.

“Po tregohemi shumë të kujdesshëm që të zvogëlojmë maksimalisht mundësinë e përhapjes së këtij virusi.Mbani mend që fëmijët dhe të rinjtë nuk janë grupmoshë e rrezikuar nga virusi, por mund të jenë bartës. Ndaj, do të pezullohet mësimi në institucionet arsimore”.

Fill pas këtij vendimi, urdhri ëhstë shpërndarë në shkolla e kopshte. Nga një vëzhgim i Ora News në disa shkolla në kryeqytet, prindërit janë njoftuar nga mësuesit për të marrë fëmijët.

Masat që secili prej nesh duhet të ndërmarrë individualisht:

• Të lajmë duart shpesh për 20 sekonda;

• Të evitojmë takimin deri në 1 m largësi;

• Të evitojmë grumbullimet e njerëzve.

 

Fraksion.com