Një pjesëtar i “Le Iene” në Itali, i prekur nga Koronavirusi: Mbyllet emisioni
Koronavirusi ka prekur edhe stafin e emisionit të famshëm “Le Iene”, emision që u bë i njohur për publikuar shqiptar pasi solli në skenë rastin e Alvin Berishës.
Burime për media bëjnë me dije se pjestarët e stafit kanë marrë një mesazh ku u është kërkuar që mos të paraqiten në redaksi pasi një pjesëtar ka rezultuar i kontaminuar.
Atyre u është kërkuar në formë këshillimi që të qëndrojnë në shtëpi për 14 ditë.
Ndërsa sa i përket pjesës tjetër të televizionit do të fillojnë punën normalisht.
Fraksion.com