Nis dezinfektimi i pikës doganore të Muriqanit
Nisur nga fakti që në pikën kufitare të Muriqanit, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi kaloi më 26 shkurt, i riu nga Tirana me koronavirus, ka nisur dezinfektimi i pikës doganore në fjalë.
Dy qytetarët e konfirmuar me koronavirusin e ri, babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinë personale.
Menjëherë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të Urgjencës kombëtare në nr.127 i janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan mbrëmjen e sotme nga laboratori i virologjisë në IShP. Dy rastet e konfirmuara me COVID-19 janë në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen në spitalin infektiv.
Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve./tch
Fraksion.com